"Shkarkimi nuk mjafton, drejtorët hajdutë të Edi Ramës e kanë vendin në burg!"

Tuesday, 22 Janar 2019 14:33

"Shkarkimi i drejtorëve hajdutë të Edi Ramës është i pamjaftueshëm dhe një përpjekje për të larë duart nga vjedhja 40 milion euro tek Unaza e Re.   Drejtorët e shkarkuar e kanë vendin në burg! Por drejtësia është e paplotë, nëse do të vazhdojë të mos hetojë Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën për skandalin e vjedhjes tek Unaza e Re!'

Partia Demokratike ka reaguar me forcë, pas shkarkimeve të disa drejtuesve të lartë të shtetit nga kryeministri Edi Rama ditët e fundit. Deputetja Dhurata Çupi, nga selia blu, tha:  
 
Fushata e shkarkimeve të drejtorëve hajdutë të Edi Ramës është treguesi i kalbëzizimit nga korrupsioni i kësaj qeverie, e cila nuk është e aftë të bëjë reforma, por do të ndërrojë hajdutët e vjetër me hajdutët e rinj. 

Një qeveri që ka vullnet të luftojë korrupsionin dhe jo të ndajë me klientët e saj paratë e shqiptarëve do ta çonte sot drejt qelisë së burgut drejtorin e Rrugëve, drejtorin e OST-së, drejtorin e Portit dhe çdokënd tjetër që vjedh. 

Kjo nuk ka për të ndodhur me vullnetin e Edi Ramës, sepse tenderi i Unazës së Madhe, për të cilin po shkarkohen sot drejtorët e tij, u mbrojt nga vetë Edi Rama. 

rev

Partia Demokratike ka denoncuar që në fillim me fakte se tenderi 40 milionë euro për 2 kilometra është abuziv, korruptiv dhe me fitues të paracaktuar. 


Partia Demokratike  ka denoncuar e para dhe solli prova se DH Albania, ishtë kompani e dyshimte me lidhje direkte me Damian Gjiknurin dhe Edi Ramën. 

Shkarkimi i shërbëtorëve të oligarkëve, të cilët grabisin shqiptarët me firmën e Edi Ramës, është i pamjaftueshëm, është një përpjekje për të larë duart me vjedhjen e 40 milionë euro.   

Drejtorët e shkarkuar e kanë vendin në burg! Por drejtësia është e paplotë, nëse do të vazhdojë të mos hetojë Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën për skandalin e vjedhjes tek Unaza e Re. Tenderi i 20 milionë eurove për 1 kilometër rrugë duhet të anullohet! 

Dhe, meqë jemi tek tenderat. 

Sot, Edi Rama, përdori zonjën 5 milionë dollarë të doganave për të mashtruar sërish studentët. Nga anullimi i Thumanë-Kashar nuk ka asnjë qindarkë të parashikuar në buxhetin e shtetit për këtë vit. 

Çdo fjali tjetër është mashtrim dhe gënjeshtër! 

Protesta dhe qëndresa është e vetmja gjuhë që njeh frikacaku Edi Rama. Dhe këtë do të marrë derisa t’ia arrijmë t’u heqim shqiptarëve nga qafa një kryeministër hajdut, arrogant, shërbëtor i krimit dhe oligarkëve. 

auto_SKEMA_UNAZA1548162939.jpeg

auto_Tabela_2_11548162948.jpg

 

auto_Tabela_1_koncesionet1548162950.jpg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...