Denoncimi/ Berisha: Për miqtë e Ballës nuk ka drejtësi, fajin e kanë viktimat

Tuesday, 22 Janar 2019 17:19

Nga Sali Berisha

Per miqte e Balles nuk ka drejtesi!

Fajin e Kane viktimat!

Lexoni mesazhin qe dergon qytetari dixhital. sb

Zoti Berisha pershendetje. eshte burri drejtoreshes se spitaleve elbasan, mikesha Taulant Balles, Desantila Tahiraj ne emer te burrit ka blere disa hotele ne Korce Pogradec Sarande me afera korruptive lidhje familjare me Qazim Sejdinin ju lutem privat doktor. Lexoni kroniken e lajmeve

U vranë në aksident, viktimat bëhen fajtorë! Apeli i Korçës liron autorin

Të afërmit e Saimir dhe Vjollca Shahollit, dy bashkëshortëve që humbën jetën mbrëmjen e 4 dhjetorit, të aksidentuar nga një makinë në anë të rrugës nacionale Korçë-Pogradec, kërkojnë drejtësi.

Sotir Nikolla, drejtuesi i automjetit që u përplas me ata, pak metra para se të mbërrinin në Poçestë, tek e bija, pret gjykimin në gjendje të lirë pas aksidentit.

“Dëshmitarët thonë se ai ka qenë me shpejtësi mbi 150 km/h. Kur kam parë vëllain atje, kur e nxora, ishte i shkatërruar. Unë jam besimtar, por po të jetë nevoja e zhvarrosim për ta parë sesi ishte bërë vëllai. Kocka më e madhe ishte 15 cm, të tjerat ishin thyer tërësisht. Ndërsa kunata ishte këputur në mes”, thotë Bashkim Shaholli, vëllai i viktimës.

Drejtuesit të mjetit iu ndryshua masa, nga “arrest” në “detyrim paraqitjeje”, pas ankesës në Gjykatën e Apelit të Korçës. E po ashtu si ai, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, në aktin e ekspertimit janë fajësuar edhe dy viktimat, teksa për ata thuhet se “kanë pasur ndikimin më të madh si shkaktarë të aksidentit”.

“Si thua, është normale? Si qenka normale që paskan marrë edhe fajin me vete? Shteti shqiptar le ta shpërblejë atë zotërinë, me që paska bërë heroizëm dhe i vrau këta. Ne kërkojmë të veprojë shteti sipas ligjit: të dënohet”, tha Bashkim Shaholli.

Top Channel

Login to post comments