Studentët i rikthehen protestave, vezë ndaj Ministrisë së Arsimit, marshim drejt Kryeministrisë

E mërkurë, 23 Janar 2019 12:45

Studentët i janë rikthyer sot protestave përpara Ministrisë së Arsimit, pas disa javëve ku bojkoti ishte përqendruar me ngujim në Fakultete.

Studentët kanë qëlluar me vezë në drejtim të godinës së Ministrisë, ndërsa nuk kanë munguyar as brohoritjet e tyre. Në protestë janë studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe të Mjekësisë.

“Kjo nuk është dhunë, është çjerrja e fytyrës së një sistemi. Po shprehim pakënaqësinë tonë, kjo formë duhet të ishte djegur nga dita e parë. Protesta e sotme është një marshim nga ministria në drejtim të kryeministrisë. Ne nuk kemi marrë ato për të cilat jemi ngritur”, u shprehën studentët në mikrofonin e Fax Neës.

Në këtë protestë nuk kanë munguar dhe thirrjet: S’jemi 2, as s’jemi 3, gjithë Shqipëria është me ne. Anuloje ligjin, anuloje ligjin!

Nga ana tjetër pavarësisht qëndrimit të studentëve, qeveria Rama dhe ministrja e sapoemëruar Besa Shahini vijojnë turin për të shpalosur paktin për Universitetin.

Në shumë prej takimeve akuzat janë se studentët që shkojnë në takimet me Ramën janë pjesë e FRESSH, dhe persona të zgjedhur nga njerëz pranë Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...