Organizimi i protestës, emrat e deputetëve të PD të deleguar në rrethe

E mërkurë, 23 Janar 2019 18:55

Në kuadër të protestës së madhe që do të organizohet me datë 16 shkurt, Partia Demokratike do të dërgojë disa deputetë dhe anëtarë të kryesisë në qytete të ndryshme të vendit për të mobilizuar qytetarët.

Në Tiranë, të deleguar janë zgjedhur Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Grida Duma, Gazmend Bardhi dhe Aldo Brumçi. Organizimi i qytetarëve të Fierit i është besuar Enkelejn Alibeajt, ndësa delegate i Shkodrës do të jetë Flamur Noka.

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PD është drejtuar nga nënkryetari Edmond Spaho, ndërsa kryetari Lulzim Basha nuk ishte pjesëmarrës.

Vendimi për organizmin e protestës në u mor dje gjatë mbledhjes së Kryesisë së re të PD dhe synimi është rrëzimi i qeverisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...