Genc Deromemaj: Përvjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit, Bashkia e Vlorës e kthen në një festë të PS

E Enjte, 24 Janar 2019 14:31

Kreu i degës së PD, Vlorë, Genc Deromemaj, ka reaguar sa i përket mënyrës skandaloze se si bashkia Vlorë përkujton Ismail Qemalin. Përmes një statusi në FB, Deromemaj thotë se pushteti vendor në qytetin ku Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë këtë përvjetor e ktheu në një festë private për eksponentët e të majtës!

Ja statusi i Genc Deromemajt në FB
Ditën e përkujtimit të njeriut që i bashkoi shqiptarët për Pavarësinë e Shqipërisë, Bashkia e Vlorës e kthen në një festë private të së majtës.
Asnjë ftesë zyrtare për PD.
Asnjë ftese zyrtare për pasardhësit e familjeve të vjetra të Vlorës, që kontribuuan bashkë me Plakun e Mençur për Bashkimin e të Gjithëve, për Pavarësinë e Vendit.
Është kjo një politikë përçarëse e bashkisë së majtë të Vlorës, një politikë e cila e ka karakterizuar të majtën shqiptare gjatë gjithë historisë së saj.
Është një politikë konstante denigruese ndaj atyre që vërtet kanë bërë historinë e këtij vendi.
Kjo që ndodhi sot, është një akt i rëndë qytetar, që vetëm një mentalitet i mbrapshtë i drejtorit të bashkisë Leli, mund ta kryejë.
Njerëz si ai, e bëjnë pis Veprën e Ndritur për Bashkim të Ismail Bej Vlorës”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...