Besnik Mustafaj: Cakaj është i paaftë për të bërë detyrën e ministrit

E Enjte, 24 Janar 2019 17:21

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar delegimin e koopetencave të Ministrit të Jahstëm te Gent Cakaj. I ftuar në "news24" Mustafaj tha:

"Fjalimi i djeshëm ishte konfirmim i dyshimeve që unë dhe të tjerë kishim për aftësitë e tij. Ai ja ja shtoi namin e keq vetes. Tregoi se ishte i papërgjegjshëm, nuk ishte përgatitur.
Fjalimi i preznatimti është i rëndësishëm kudo në bot, edhe presidenti i SHBA punon disa javë për fjalimin e prezantimit. Unë prisja të thoshte cilat janë sfidat kryesore, ne do marrim drejtimin e OSBE, hera e parë që Shqipëria ka një peshë të tillë. Shqipëria ka dhe një votim në OKB për Këshillin e Sigurisë, ka dhe negociata. Ai nuk foli fare për këto.
Ai foli për Integrimin Rajonal! Unë se di ca është kjo tezë."

Modifikuar më E Enjte, 24 Janar 2019 17:27
Login to post comments