Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar në studion e “Opinion” takimin e fshehtë të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj me kokën e Bandës së Lushnjës Aldo Baren. Berisha tha gjatë intervistës së :
“Mbi 5000 te burgosur ka Shqipëria pse ministrja e Drejtësisë do te vizitonte pikërisht Aldo Baren ?”
Bashkëpunimi i qeverisë dhe kryeministrit Rama me bandat është një fakt i kryer tashmë. Rama erdhi në pushtet me ndihmë të kriminelëve dhe tani po ndan pjesën e pushtetit në një kohë që në kohën e PD brenda 18 muajve u asgjësuan të gjitha bandat, mes tyre edhe ajo e Lushnjës, kohë kur edhe u arrestua Aldo Bare.