Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje nga garancitë që ish-ambasadori Donald Lu i jepte opozitës, kur po reformohej Kushtetuta për Drejtësinë. Shqetësimi i opozitës ishte se Drejtësia do të kapej nga njerëzit që Rama i vendosi për të bërë ligjet e Reformës, por ishte Donald Lu që dilte garant se të paktën për 6 vitet e para asnjë nga këta persona nuk do të ishte pjesë e organeve të reja.
“Kur hartohej ligji të paktën disa herë në zyrën time me ish-ambasadorin Donald Lu më garantonte se asnjë nga ata që bënë ligjin nuk do të kishin asnjë post në organet e reja të Drejtësisë, të paktën në 6 vitet e para. Tani ndodhi pikërisht që ajo ne i thamë. Gent Ibrahimi, kunati i ndrikulla Mimit mori KLP-në. A e di se ç’po ndosh me Dvoranin. Dvorani shumë shpejt do ta marësh vesh që do dalë kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Për Dvoranin ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që i thotë të largohet se i ka mbaruar mandati si gjyqtar i Gjykatës së Lartë” tha Berisha.