“Nuk ka më kthim pas”, Paloka zbulon si do të veprojë opozita për organizimin e protestave

Premte, 25 Janar 2019 17:19

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ftoi qytetarët që t'i bashkohen protestës së opozitës. Protesta e opozitës është paralajmëruar për më 16 shkurt.

Paloka: Kryeministri, e vetmja gjuhë që kupton është ajo e protestës. Nëse qytetarët nuk reagojnë, çdo gjë do të shkojë keq e më keq. Qëllimi që ne po thërrasim qytetarët, të bashkohen të gjithë, ata që kanë një hall, ata që shohin tu rriten taksat, ata që shikojnë që varfërohen. Besoj kaq na e dhanë edhe studentët dhe protestuesit e Astirit. Kushdo që ka një hall duhet të ngrihet dhe të protestojë ndaj Edi Ramës, pasi nëse nuk ngrihemi ky do të vazhdojë të tallet, të bëjë arrogantin dhe ne do të vazhdojmë të bëhemi keq e më keq dhe do t'i shohim fëmijët tanë të vazhdojnë rrugën e emigrimit.

Ambasadori i BE deklaroi hapur se lufta ndaj krimit në Shqipëri ka mbaruar, madje edhe ajo lufta e famshme "Forca e Ligjit", është ndërprerë. Edhe për këtë, shqiptarët duhet të ngrihen që të mos bëhen viktima të krimit. Ne prisnim që në qershor të hapeshin negociatat. Me këtë formë dhe këtë regjim si dhe me Edi Ramën kryeministër, as negociata nuk do të ketë.

Modifikuar më Premte, 25 Janar 2019 17:36
Login to post comments