Nga Bardh Spahia.
Ah moj Ogerta, që duke u përpjekur të dalësh nga gënjeshtra me gënjeshtra të tjera, thjesht zhytesh më thellë!
Me këtë larjen e duarve se përfaqësuesja e ministrisë, nuk paska votuar edhe pse është anëtare, në Këshillin Kombëtar të Urdhërit të Stomatologut për rritjen e tarifave të shërbimeve dentare, zonja ministre, ti po pranon se ke qenë në dijeni të një vendimi të paligjshëm të marrë në 6 dhjetor, e ke heshtur, deri kur reagoi Partia Demokratike, qytetarë e media. Pra, boll me akrobacitë e nisura që dje, për të siguruar një proces verbal mbledhjeje, që ta nxjerrë të larë ministrinë e shëndetësisë, sepse në kushtet kur është bërë një padi në gjykatë, falsifikimi është prishje e provave, e përbën vepër penale.
Përgjigju qytetarëve të cilëve u ke pranuar zyrtarisht me këtë status, se kishe dijeni për vendimin e 6 dhjetorit: përse nuk veprove menjëherë zonja ministre kundër atij vendimi të paligjshëm? Nëse vërtetë sic thua, përfaqësuesja e ministrisë ka qenë kundër, e nuk ka votuar, atëherë përse heshte?
Ogerta Manastirliu përballë këtij vendimi të paligjshëm, që cënon qytetarët e këtij vendi? Po përfaqësuesi tjetër i yti në Këshillin Kombëtar të Urdhërit të Stomatologut, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ku je vetë zonja ministre, kryetare e këshillit administrativ?
Boll me këtë teatër të lënies së përgjegjësisë vetëm tek Nikollë Deda i partisë, ish kandidati për deputet, sot kryetar I Urdhërit të Stomatologut! Sic e thua vetë në statusin tënd, ke pasur dijeni zonja ministre! Se përse nuk ke vepruar, por ke heshtur, këtë mund t’ia sqarosh edhe gjykatës, përvecse qytetarëve!