PD: Dashuria me Arta Markun mbaroi, sigurimsi Sheshi do digjet

Saturday, 26 Janar 2019 15:12

Nënkryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri në një dalje për mediat deklaroi se Arta Marku dhe vetingu e kualifikoi prokurorin Bujar Sheshi në kundërshtim me ligjin, në mënyrë që qeveria dhe ajo vetë, ta shantazhojnë për ta mbajtur nën kontroll. Por në një dalje të dytë Strazimiri thotë se si Marku ashtu edhe Rama, tani që Sheshi votoi kundër tyre për të kthyer në detyrë dy prokurorët e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela, të shkarkuar në shkelje të ligjit, duan ta djegin Sheshin.

“Partia dhe shoku Edver duan ta djegin sigurimsin Bujar Sheshi, pasi ai votoi kundër interesit të tyre. Shkresa e Autoritetit të Dosjeve mban datën 22 Janar, pra një ditë pasi KLP votoi për të kthyer në detyrë dy prokurorët e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela, të shkarkuar në shkelje të ligjit nga Arta Marku. Votimi ka rezultuar 6 me 5 me favor të prokurorëve të shkarkuar dhe vota e Bujar Sheshit ka bërë ndryshimin. Prandaj, Arta Marku sot po qarkullon dokumentat kundër Bujar Sheshit – si hakmarrje për mosbindje ndaj urdhrit të partisë dhe shokut Edver”, sqaroi ai.


Deklarata e plotë
Rreth 2 orë më parë, ne publikuam dokumentin zyrtar që provon se anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, është emëruar në KLP në kundërshtim me ligjin, sepse ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit që në gjimnaz.

Pseudonimi i atij që sot është në drejtimin e qeverisjes së re të Prokurorisë ka qenë “Venus”-i, por dashuria me Arta Markun, e cila e ka kualifikuar në kundërshtim me ligjin, ka mbaruar.

Ne i kërkuam Arta Markut të japë sqarime se për çfarë arsye e dërgoi për vetting aplikimin e Bujar Sheshit pa përmbushur kriterin ligjor:
– pa marrë përgjigje nga Autoriteti i Dosjeve për kandidatin e drejtësisë se reformuar.

Arta Marku po hesht për të mbuluar mekanizimin mafioz që Edi Rama ka përdorur me veglat e tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Autoritetin e Dosjeve për të kontrolluar Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

E vërteta është se organet e reja të Drejtësisë nuk janë të pavarura. Ato punojne nën shantazh dhe sipas interesave politike mafioze.

Ky është shpjegimi pse Arta Marku nuk e zbatoi ligjin, pse vettingu e mbylli njërin sy për njeriun e partisë dhe pse Autoriteti i Dosjeve e publikoi 3 muaj me vonesë gjetjen se, anëtari i KLP-së ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Partia dhe shoku Edver duan ta djegin sigurimsin Bujar Sheshi, pasi ai votoi kundër interesit të tyre.

Shkresa e Autoritetit të Dosjeve mban datën 22 Janar, pra një ditë pasi KLP votoi për të kthyer në detyrë dy prokurorët e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela, të shkarkuar në shkelje të ligjit nga Arta Marku. Votimi ka rezultuar 6 me 5 me favor të prokurorëve të shkarkuar dhe vota e Bujar Sheshit ka bërë ndryshimin.

Prandaj, Arta Marku sot po qarkullon dokumentat kundër Bujar Sheshit – si hakmarrje për mosbindje ndaj urdhrit të partisë dhe shokut Edver!

Pavarësisht makinacioneve mafioze dhe shantazheve për të mbajtur nën kontroll sistemin e drejtësisë, është fakt se, si bashkëpunëtor i Sigurimit, emërimi i Bujar Sheshit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, është në kundërshtim me ligjin.

Bujar Sheshi duhet shkarkuar! Ai nuk përmbush kriteret për të qenë anëtar i KLP-së. Ndërsa Arta Marku duhet shkarkuar menjëhere sepse ka shkelur ligjin dhe, me vetëdije, ka manipuluar procesin e ngritjes së KLP.

Partia Demokratike shpreh edhe njëherë bindjen se Edi Rama nuk ka ndërmend të ndërtojë një drejtësi me të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben vetëm atij, për të mbuluar lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe aferat korruptive.

Me kapjen politike të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Edi Rama synon t’i shpëtojë drejtësisë, duke kontrolluar dhe penguar SPAK-un të bëjë atë që shqiptarët presin me padurim: burg për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar e të lidhur me krimin.

Kjo është një arsye më shumë për të dalë në protestë më 16 Shkurt! Të mos lejojmë që drejtësia të bëhet nga ata që na kanë shtypur për 50 vjet me radhë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...