Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të zv.ministrit Daci, i cili humbi jetën ditën e sotme ndërsa ishte duke bërë ski në Brezovicë.
Në postimin e tij Basha shkruan se humbja tragjike e Arian Dacit ishte një humbje e madhe për gjithë Kosovën.
Postimi i Bashës:
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ngushëlloi familjen Daci dhe Qeverinë e Kosovës për vdekjen tragjike të zvministrit Arian Daci, djalë i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
Ngushëllimi i plotë:
Me hidhërim të thellë mësova për vdekjen aksidentale të zvministrit të Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Arian Daci. Ngushëllimet e mija për familjen e z. Daci, për ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci, për Qeverinë e Kosovës dhe miqtë e kolegët e të ndjerit.