‘Bomba’ e diplomatit: Shqipëria është narko-shtet, kapet vetëm 5 përqind e drogës

Diel, 27 Janar 2019 18:37

Gazeta britanike, The Independent, në shkrimin investigues për trafikun e drogës në Shqipëri, thotë se vendi është kthyer në Kolumbinë e Europës.

Zyrtarët shqiptarë e pranojnë se kapin vetëm 10 përqind të drogës që trafikohet. Por, një diplomat perëndimor shkon më larg. Ai tha se kapet vetëm 5 përqind.

‘Kjo u lë trafikantëve kaq pasuri sa për të blerë autoritetet e porteve nga Roterdami në Izmir,” tha ai.

Brenda pak vitesh, thonë diplomatët dhe zyrtarët në Shqipëri, vendi është bërë selia qendrore e trafikut të drogës në kontinent.

Shumë druhen se paratë kanë depërtuar dhe infektuar kaq thellë në elitën politike sa do jetë e vështirë lufta ndaj drogës pavarësisht joshjes për anëtarësim nga BE.

“Është Kolumbia e Europës,” tha një diplomat perëndimor. “Eshtë prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë. Eshtë një narko-shtet. Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”.

Gazetari citon edhe rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri, duke thënë se ishte e habitshme që Edi Rama nuk pranoi arrestimin e tij.

Emri i Tahirit doli nga telefonatat mes trafikantëve, shkruan gazetari. gazetamapo

Login to post comments