Opozita kërkon Lleshajn në interpelancë

Hënë, 28 Janar 2019 12:18

Opozita ka kërkuar që ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj të thirret në interpelancë lidhur me arsyen pse Policia ka hyrë në universitete, në kohën kur atje protestohet.

Kërkesa është bërë nga Albana Vokshi, kryetare e Komisionit të Medias sot në kryesinë e Kuvendit. Deputetët e mazhorancës të pranishëm në mbledhje nuk kanë reaguar.

Më herët, për këtë çështje, ministri Lleshaj është shprehur se Policia ka ndërhyrë në ambientet universitare, me kërkesë të drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë.

Modifikuar më Hënë, 28 Janar 2019 12:20
Login to post comments