Me pikturat e tij, Edi Rama po shkatërron dokumentet e Kryeministrisë. Pse nuk reagon drejtori i Arkivit të Shtetit?

Hënë, 28 Janar 2019 17:02

Me ekspozitat e tij Edi Rama po shkatërron dokumentat e shtetit, të Kryeministrisë. Eshtë fakt i njohur, i pohuar botërisht prej tij se ai ka mbi 6 vite që pikturon mbi dokumentet e ndryshme që i serviren në tavolinë për njohje, diskutim ose për firmë. Eshtë e papranueshme dhe e paligjshme që të shkarravisësh mbi dokumentat shtetërore, aq më tepër që t’i prishës ato dhe më e keqja akoma, edhe t’i shesës këto dokumente shtetërorë, duke i servirur si “vepra arti”.

Ja shembulli i keqpërdorimit të shkresave ligjore, të cilin ai e pohon vetë në intervistën më të fundit në DW:

(“Deutsche Welle:  Ju pikturoni  me bojëra uji mbi dokumente politike, a ka ndonjë lidhje midis përmbajtjes së letrave dhe asaj që pikturoni?

Edi Rama: Politika këtu nuk ka asnjë lidhje. Unë thjesht gjatë kohës së punës vizatoj, vizatoj gjatë takimeve, vizatoj gjatë telefonatave, gjatë momenteve të pauzave dhe është një proces krejt i natyrshëm, ku dora ndjek njërin sy dhe njëri sy ndjek dorën, ndërkohë që vëmendja është e gjitha e përqendruar tek diskutimet, tek puna, tek vendimet për t’u marrë, tek çështjet për t’u adresuar.

Deutsche Welle:  Pra, nuk keni parë ndonjë bashkëvarësi, ndonjë ndryshim, ta zëmë, mes pikturës mbi një letre që e keni bërë për kancelaren Angela Merkel dhe një letre për presidentin Ilir Meta?

Edi Rama: Jo nuk e kam parë këtë gjë.)

Janë me dhjetëra urdhëra, marrëveshje, dokumenta të ndryshme që kanë dalë nga zyra e Kryeministrit që janë keqpërdorur e tjetërsuar, në emër të “veprave të artit” dhe që edhe janë shitur në treg të huaj.

Në këtë keqpërdorim që  Rama po i bën dokumenteve ligjore të shtetit duhet të reagojë patjetër Drejtori i Arkivit të Shtetit, të paktën t’i tërheqë vëmendjen kryministrit që të mos i shkarravisë më dokumentat ligjore dhe se për to mban përgjegjësi.

rimi-1.png

Login to post comments