Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon shefin e komisariatit të Kukësit Agim Basha dhe prokuroren e Kukësit Rita Gjata për bashkëpunim dhe lirim të trafikantëve ndërkombëtarë.
Nga muaji tetor i 2018 dhe deri në janar të 2019, Berisha flet për lirimin e dy personave në kërkim nga Interpoli. Po kështu në listën e zezë të shefit të komisariatit shtohet dhe vdekja e një të paraburgosuri në komisariat.
Konkretisht, sipas Berishës me 18 tetor 2018 është liruar Naser Gashi i dnëuar për trafik droge, emri i të cilit është dhe në listën e Interpolit.
Dy muaj më pas, me 31 dhjetor 2018 arrestohet një shtetas serb në kërkim nga Interpoli dhe lirohet me ndihmën e shefit të komisariatit Agim Basha.
Ndërsa rasti i fundit është me 1 janar 2019. Medi Gjuni arrestohet për konflikt në familje dhe të nesërmen gjendet i varur në komisariat. Sipas Berishës provat manipulohen dhe viktima paraqitet si i sëmurë mendorë, kur të gjithë kuksianët që e njohin vërtetojnë të kundërtën.
Postimi i plotë:
Ky eshte Narkoshteti i Kakistoktracise!
Qytetari dixhital denoncon:
Narkokomisarin e Kukesit dhe
Narkoprokuroren e Kukesit per
Bashkepunim dhe lirim te trafikanteve nderkombetare dhe
Fshehje te krimit te mbytjes se qytetarit ne komisariat.
Dekorimin e Narkokomisarit nga Narkodrejtori i Pergjithshem i Narkopolicise se Narkoshtetit, Geron Veliu.
Lexoni mesazhin e tij. sb
Pershendetje Dr.Berisha!
Po te shkruaj qe tju informoj per disa ngjarje te renda qe kan ndodhur ne 3 muajt e fundit ne qytetin e Kukesit.
Me kete qeveri te korruptuar me kriminel dhe me mafian,ne institucionet shteterore te policise se Kukesit pikerisht per shefin e komisariatit Agim Basha biri i nje spiuni ne kohen e Enverit,esht emeruar gati 2 vjet si shef i komisariatit te Kukesit dhe cdo dit bashkepunon me kriminelat e Kukesit duke i liruar ato kur jan te denuar dhe gjithashtu ne kerkim nga interpoli,mbas rryshfeteve qe ai merr ben skema sikur ato u arratisen.
1-Me date 18.10.2018 Naser Adem Gashi i arrestuar nga policia per trafik droge lirohet nga policia e Kukesit me ndihmen e Agim Bashes dhe ne bashkepunim me prokuroren e Kukesit Rita Gjata e lirojn dhe e len ne gjendje te lire me te drejte detyrim paraqitje,kur ky person eshte i kerkuan nga interpoli dhe i denuar me 7 vjet e 4 muaj burg,ku emri i tij esht ne listen e interpolit dhe shefi komisariatit Agim Basha e le te lire.
2-Rasti i dyte ndodh me date 31.12.2018.
Shtetasi Serb me inicialet S.V arrestohet nga policia e Kukesit dhe ky i kerkuar nga interpoli.Me ndihmen e shefit te policis Agim Basha dhe gjithashtu ne bashkepunim me prokuroren Rita Gjata e cojn ne arrest shtepie,kur ai nuk kishte shtepi ne Kukes por e dergoj ne Hotel “Gjallica” ku kishin ber planin e arratisjes,kur ky person me inicialet S.V ishte shpallur ne kerkim nga interpoli per trafik kokaine.Te gjitha keto levizje jan ber ne djeni te shefit te komisariatit Agim Basha dhe prokurores Rita Gjata duke marr shuma te medha parash.
3-Me date 01.01.2019 arrestohet shtetasi Medi Gjuni per konflikt ne familje,kur te nesermen ne komisariatin e Kukesit gjendet i varur.Me manipulim qe kan ber shefi komisariatit Agim Basha dhe eksperti per zbardhje e ceshtjes,e bejn Medi Gjunin te semur mendor,kur te gjith Kuksianet e dine qe ai nuk ka pasur probleme mendore.
Doktor brenda 3 muajve kane ndodhur keto ngjarje te renda dhe ky njeri Agim Basha qe duhet te ishte shkarkuar menjeher dhe te shkonte para ligjit ndodh e kunderta ai merr dekorata.Diten e 106 vjetorit te krijimit te policis se shtetit me date 13.01.2019 shefi komisariatit Agim Basha duke ber gjith kto veprime te pista merr certifikate mirenjohje nga drejtori pergjithshem Adi Veliu l per pune te mire dhe gjthashtu shperblime.Mendoj se duhet ta publikosh ne faqen tende sespe ne Kukes nuk ngre njeri zerin sepse kan frik per vendin e punes.Agim Basha i biri i spiunit ne kohen e Enverit dhe gjakepirsja prokurorja e Kukesit Rita Gjata qe bashkepunoj me kriminelat ne kembim te rryshfeteve.Faleminderit Doktor dhe tek ty i kemi shpresat qe kto te marrin ndeshkimin qe meritojn.