Komisioni i Medias dhe Edukimit, i cili kryesohet nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka thirrur sot në dëgjesë ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Ky komision kishte në rend të ditës ndërhyrjen e policisë në ambientet e fakultete dhe për dhunën e ushtruar ndaj studentëve, por ministri Lleshaj nuk ishte prezent. Kryetarja e komisionit u shpreh se policia ka ushtruar dhunë ndaj studentëve, duke shtuar se kryeministri Rama e urdhëroi ministrin të mos ishte preznet sot në dëgjesë.
Sipas saj, ky veprim është antikushtetues, sepse siç tha Vokshi çdo ministër e ka për detyrë të paraqitet dhe të raportojë mbi veprimet dhe mosveprimet, që janë në kompetencën e tij
“Policia dhune ndaj studenteve, akt antikushtetues. Lleshaj bojkotoi degjesen ne komision. Lleshaj nuk erdhi ne komision me urdher te rames. Raportimi ne komision, detyrim kushtetues. Bojkoti i degjeses, fyerje e rende per komisionin. degjesat, refuzim i perseritur i ministrave. Unë dua që t’i bëjë thirrje ministrat që të paraqiten dhe të mos shkel mbi kushtetutën. Është turp i madh, vetëm në vendin tonë ndodh kur maxhoranca bojkoton një komision”, tha Vokshi.