Basha: Akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë, është anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë

Tuesday, 29 Janar 2019 12:06

Ledja Ashta, gjimnaziste: Së shpejti duhet të jem në një Universitet. Dëshiroj të studioj për punë sociale. Cili është qëndrimi që do të mbajë Partia Demokratike në lidhje me Arsimin e Lartë?

Basha: Dje kemi marrë një vendim me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Kur Ligji kaloi ne e kundërshtuam në Parlament. Ne e konsiderojmë këtë ligj, rrënjën e së keqes, që ka zaptuar universitetet, rrënjën e të keqes nga e cila po vuajnë studentët shqiptarë.

Me këtë ligj korruptiv nuk bëhet gjë tjetër veçse thellohet politika e vetme e Edi Ramës, merri shumicës, jepi pakicës.

Në këtë rast vjedhja bëhet edhe më e dhimbshme, sepse tarifa për bachelor dhe master në Shqipëri, është më i larti në Europë.

Cilësia është me dobëta në Europë, nga më e dobëta në botë.

Jeta universitare kontrollohet nga një gruisht njerëzish për interesa politike dhe korruptive financiare.

Anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë do të jetë akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë.

Por kjo nuk mjafton.

Ne duhet të nisim tani punën për hartimin e një ligji të arsimit të lartë, të standardeve dhe parimeve europiane.

 

 

Modifikuar më Tuesday, 29 Janar 2019 12:19

Video

Login to post comments