Ironizon ish-ministri: Karagjozë me mandat Kushtetues dhe me bekim ambasadash

Tuesday, 29 Janar 2019 17:46

Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lulzim Hamitaj është vënë nën hetim nga prokuroria pas denoncimit të opozitës se ka falsifikuar dokumente e paraqitura.

Për këtë arsye, Prokuroria ka thirrur sot Hamitajn që të paraqitet në lidhje me akuzat ndaj tij.

Por për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani ky veprim i akuzës është absurd, pasi sipas tij, prokuroria thërret njeriun e veton atë. Dhe për këtë arsye, Manjani i cilëson si karaxhozë me mandat kushtetues dhe me bekim ambasadash.

Reagimi i Ylli Manjanit

L.H, anëtar i KPK (vettingut) thirret për të dhënë spjegime për një akuzë, nga prokuroria që do vettohet prej tij!!!

Karagjozë me mandat Kushtetues dhe me bekim ambasadash!

Të fala reformës në (zh)drejtësi!

Akuzat e opozites

Në muajin gusht, PD kërkoi shkarkimin e anëtarit të komisionit të pavarur te kualifikimit, Lulzim Hamitaj.

Dy juristet e PD, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi publikuan dokumente që sipas tyre faktojnë se Hamitaj ka mashtruar parlamentin për tu zgjedhur në këtë post duke falsifikuar diplomën e gjuhës angleze.

Çertifikata e njohjes së gjuhës angleze në nivelin avancuar C1, sipas demokratëve, mban datën 6 prill 2015, ndërsa pretendohet që atë ditë Hamitaj, nuk ka qenë fare në Shqipëri.

“Partia Demokratike i kërkon publikisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Mo nitorimit të fillojnë procedurat disiplinore për shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra për:

A. Mosplotësimin prej tij te kushteve dhe kërkesave Kushtetuese dhe Ligjore per te qene Gjyqtar/Komisioner ne organit kushtetues te Vettingut KPK

B. Përdorimin prej tij te Çertifikatës se falsifikuar përsa i përket mbrojtjes se gjuhës se huaj”, thuhej në deklaratën e PD.

Pas këtij denoncimi nisi edhe hetimi ndaj Lulzim Hamitajt.

Modifikuar më Tuesday, 29 Janar 2019 17:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...