Alfrida (Dedgjonaj) Marku, zgjidhet sekretare e degës së PD, Lezhë

Tuesday, 29 Janar 2019 18:32

Dega e Partisë Demokratike Lezhë, ka tashmë një emër të ri për sekretare. Kryetari i PDSH, Lulzim Basha ka emëruar në këtë detyrë znj.Alfrida (Dedëgjonaj), Marku.  Zonja Marku vjen në këtë post pas një kontributi të veçante dhënë brenda strukturave të PD, si dhe në institucionin e bashkisë Lezhë.  Pa zgjedhjes në postin e sekretarit të degës, Alfrida (Dedëgjonaj) Marku ka një falënderim dhe mesazh për besimin që i është dhënë!.

Ja mesazhi i Alfrida (Dedgjonaj) Marku në FB
Të dashur miq demokratë! Të nderuar lezhjanë!
Me mirënjohje dua të ndaj me ju se me Vendim të Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, në emër të të gjithëve bashkë, do të ushtroj detyrën e Sekretarit të Degës të Partisë Demokratike Lezhë.
Falënderoj me përulësi strukturat e PD Lezhë, demokratët që besuan dhe propozuan emrin tim. Falë punës dhe korrektësisë së bashku, secili prej nesh, është gati në çdo moment të marrë përsipër përgjegjësi të reja, angazhime më të mëdha, me njëri tjetrin, për njëri tjetrin, gjithmonë!
Falënderoj me mirënjohje Kryesinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetarin e Partisë Demokratike z.Lulzim BASHA për besimin, që njëkohësisht është obligim dhe motivim për mua për përkushtim e korrektësi në përmbushjen e kësaj detyre.
Në këtë rrugëtim tonin së bashku, kam besim te plotë se të gjithë bashkë do të bëjmë më të mirën, për Lezhën dhe lezhjanët!”

Modifikuar më Tuesday, 29 Janar 2019 18:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...