Çlirim Gjata: Jemi pa institucione, më mirë kontribuon në politikë

Tuesday, 29 Janar 2019 22:15

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ishte i “Ftuari” në emisionin e Endri Xhafos.

Mes të tjerash, ai foli edhe për arsyet se pse vendosi të bëhet pjesë e politikës, pas 27 vjetësh në jurisprodencë. Gjata theksoi se vendi është pa institucione dhe drejtësia ka rënë keqazi.

“Një nga shkaqet që pranova dhe u bëra pjesë e politikës pas 27 vjetësh në jurisprudencë, është edhe fakti që drejtësia ka rënë shumë keq. Unë mendoj se është më mirë të kontribuosh në politik për të ndryshuar edhe rregulluar gjëra. Ne jemi pa institucione. Unë nuk mund të shkoj në Gjykatën Kushtetuese dhe të kërkoj të zgjidhem nga një KED ku anëtare është edhe Prokuroria e Përgjithshme, me gjithë ato probleme, si mund të kem unë besim te paanësia e votës së saj”, u shpreh Gjata.

Login to post comments