Kërpaçi: Kërkesat e studentëve të kthehen në ndryshime ligjore

E mërkurë, 30 Janar 2019 09:44

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku u diskua në parim pr.ligji për arsimin e lartë, dy deputetët e LSI Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci kanë thënë se duhen ndryshime ligjore për të plotësuar kërkesat e studentëve. Sipas deputeteve të LSI, qeveria nuk ka plotësuar kërkesat e studentëve dhe amendamentete e propozuara nga LSI janë mundesia e duhur për zgjidhjen e cështjes.

Mehmetaj: Situata është që mbas 51 ditësh, akoma kemi zyrtarë dhe përfaqësues të qeverisë që nuk trajtojnë problemet e studentëve, por merren me denigrimin e tyre. Një nga ministret vijoi dje fyerjet ndaj studentëve. Askush nuk shkon të shohë gjendjen e tyre shëndetësore. Raporti nga ministria dukej kokëfortësi e qeverisë në raport me zbatimin e kërkesave të studentëve dhe të pedagogëve. Hapësirat e reja për mësim janë vendime qesharake. Lajme fake se një pjesë e vogël e studentëve protestën. Të gjithë studentët protestojnë në mënyrën e tyre. Duke shituar ata studentë do të thotë se kemi shitur shpirtin tonë.

 

Kërpaçi: Kryeministri ka treguar që nuk e mban fjalën. Studentët u ngritën ndaj qeverisë që nuk i përfill. U ngritën ndaj tarifave të larta. Këto amendamente që i keni janë zgjidhja e asaj që studentët kërkojnë. Kërkesat e studentëve të kthehen në ndryshime ligjore. Pakti për Universitetin 3D është jo real. Të lëmë mënjanë denigrimin dhe shown, por të bashkohemi për të ardhmen tonë.

Login to post comments