Ministrja e Arsimit, Besa Shahini është e pranishme në Komisionin e Edukimit ku po diskutohet nisma e LSI-së për ndryshimin e katër neneve në ligjin e arsimit të lartë.
Në Komision ka patur debat midis Shahinit dhe kryetares Albana Vokshi, e cila e ka akuzuar ministren për mashtrim të studentëve dhe pedagogëve.
”Është në nderin tuaj të dilni dhe t’i thoni pedagogëve dhe studentëve që nuk i kemi plotësuar kërkesat tuaja. Po pranoni se pakti është mashtrim, keni mashtruar studentët dhe këtë po e pranoni me gojën tuaj”, iu drejtua Vokshi-Shahinit.
Ministrja refuzoi të mbajë një qëndrim për dhunën e ushtruar në fakultete ndaj studentëve, ndonëse kjo iu kërkua disa herë nga kryetarja e komisionit.