Komisioni i Shëndetësisë ka nisur me debate dhe shkak është bërë mosparaqitja e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila u përfaqësua nga zv/ministrja Mira Rakacolli.
Për opozitën kjo është një mungesa seriozitetit, ndërsa për mazhorancën lidhet me axhendën e ministres.
Bardh Spahia: I bëj thirrje ministres për të treguar përgjegjshmëri, të paktën minimale për të ardhur për tu paraqitur përpara komisionit sic e detyron rregullorja dhe të marrë përgjegjësitë e veta për të sqaruar pozicionin e saj dhe të institucionin që drejton. Justifikimet për axhendeta që nuk përputhen me axhendën e komisionit të shëndetësisë janë sa qesharake, aq edhe shenjë e papërgjegjshmërisë së saj dhe kryeministrit.