Nga DIPLOMATICUS
Shkurtimisht për marrëveshjen për ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë mund të thuhet:
Marrëveshja Rama-Thaçi-Vuçiç është me origjinë serbe dhe e ideuar nga Vuçiç…
Rama është guruja dhe nxitës i saj… Thaçi nismëtar me detyrim i bisedimeve…
Mogherini dhe Hahn kanë qenë mbështetës të kësaj marrëveshjeje…
Marrëveshja është kritikuar nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga Gjermania…
Marrëveshja është konsideruar jo transparente dhe është kundërshtuar masivisht, nga politika, shqoëria civile dhe media, në Shqipëri, Kosovë e Serbi…
Marrëveshja është kundërshtuar fuqimisht nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe të gjithë forcat politike kryesore në Kosovë si dhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ish-Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha dhe të gjithë forcat politike kryesore të Shqipërisë…
Dokumenti i përpunuar me titull “Standstill in the Normalization of Relations betëeen Serbia and Kosovo - Implications for the Western Balkans, EU and NATO” (https://www.ceas-serbia.org/images/2018/CEAS_Study_-West_Side_Story.pdf) , është publikuar nga OJQ serbe CAES, në qershor 2018 (një OJQ e financuar nga Soros)
Kanë punuar intensivisht për hartimin dhe realizimin e kësaj marrëveshjeje, George e Alexandër Soros dhe Tony Blair…
Ekzistojnë të dhëna se janë paguar shuma të konsiderueshme nga qeveria e Tiranës dhe Presidenti i Kosovës, për kompanitë lobuese të Ramës, Thaçit, por edhe të Republikës Serbe të BiH që janë të angazhuara intensivisht pranë administratës Trump dhe kancelarisë gjermane për përmbylljen e kësaj marrëveshjeje…
E kanë kundërshtuar fuqimisht këtë marrëveshje kancelarja gjermane Merkel dhe shumë figura të rëndësishme europiane, ish-kryeministra, ish-ministra të jashtëm të vendeve të BE dhe politologë që kanë mbështetur fuqimisht çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës
Nuk ka shprehur ende mosdakordësi këshilltari i sigurisë i SHBA, John Bolton…
Disa nga hilet që fshihen pas kësaj marrëveshjeje janë:
Hile 1: Marrëveshja Thaci-Vucic s’do të quhet për ndarjen e Kosovës por për delimitimin e kufirit
Hile 2: Fillimisht Mitrovica nuk do të ndahet në dy pjesë, veriu – Serbisë dhe Jugu-Kosovës por do ti jepet një status i veçantë, i ngjashëm me atë të Bosnjes; ndarja do të ndodhë disa muaj më vonë. Kjo bëhet për të ulur reagimin negative të kosovarëve për ndarjen e Mitrovicës;
Hile 3: Trepca, fillimisht nuk do ti jepet Serbisë por do të thuhet se “kjo çështje do të zgjidhet më vonë”, në mënyrë që kosovarët të mos reagojnë negativisht;
Hile 4: Do të deklarohet se Presheva do ti jepet Kosovës për të qetësuar reagimet negative në Kosovës ndërkohë që serbëve do t’ju thuhet se ky veprim do të pasohet më vonë me kalimin e Mitrovicës veriore nën autoritetin e Serbisë;
Hile 4: Do të deklarohet se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, por në realitet kjo nuk do të thotë anëtarësim automatik i Kosovës në OKB sepse duhet marrë vendimi në Këshillin e Sigurisë së OKB ku deri më sot kanë qenë kundër Rusia dhe Kina.
Hile 5: Rama fillimisht do të heshtë dhe do të hidhet në sulm vetëm nëse marrëveshja Thaci-Vucic nënshkruhet, duke deklaruar se tani do të hiqet kufiri mes Ksovës e Shqipërisë; duke shpallur “armiq” të gjithë ata që kanë qënë kundër marrëveshjes.
Kurse disa nga rreziqet do të ishin:
Rreziku 1: Serbia do të deklaronte njohjen e pavarësisë së Kosovës, por Rusia dhe Kina mund të vazhdonin të mbanin të njëjtin qëndrim si më parë dhe cështja e pavarësisë së Kosovës të shënonte hapa prapa se edhe disa vënde të tjera, tashmë të deklaruara kundër marrëveshjes Thaci-Vucic të tërhiqnin mbështetjen ndaj pavarësisë së Kosovës;
Rreziku 2: Mitrovica veriore të shpallte menjëherë shkëputjen dhe të bashkohej me Serbinë;
Rreziku 3: Bashkësia e Komunave serbe të shpallnin bashkimin me Serbinë;
Rreziku 4: Shqiptarët në Maqedoninë Veriore dhe në Malin e Zit ë fillonin lëvizjen për shkëputjen reciprokisht nga këto shtete, por këto kërkesa të kundërshtoheshin ashpërsisht nga BE e NATO;
Rreziku 5: Vëndet kryesore të BE duke dënuar marrëveshjen Thaci-Vuciv të hiqnin mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe të pezullonin projektin e integrimit të Shqipërisë e Kosovës në BE. Madje shqiptarve tju pezollohej liberalizimi i vizave për në BE.
Rreziku 6: Serbia, në vijim të veprimeve Rama-Vucic për prishjen e kufirit Kosovë(e ndarë)-Shqipëri, të miratonte një “marrëveshje mirëkuptimi” për krijimin e një Konfederate Serbi-BiH, e cila do të kishte po ashtu reagime të forta negative nga BE.
Rreziku 7: Kosova dhe Shqipëria të stigmatizoheshin negativisht si destabilizuese të rajonit nga të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe për rrjedhojë të pezulloheshin nga të gjithë forumet dhe aktivitet rajonale.