“Ka ardhur koha që populli të marrë në dorë fatin e tij”

Hënë, 04 February 2019 12:42

Kreu i opozitës, Basha u shpreh gjatë takimit me banorwë e Lezhës se, tani ka ardhur koha që populli të marrë në dorë fatin e tij.

“Ne kemi një program dhe një plan i cili do të nxjerrë Shqiprinë nga kriza.

Dy janë objektivat tona madhore:

1- Punësimi dhe mirëqënia e shqiptarëve

2- Aletërnativa e europiane per futjen e Shqipërisë në Europë Rruga nuk do të jetë e lehtë, por është plotësisht e mundur kur jemi bashkë me shqiptarët. Ne do të eleminojmë taksën Rama për naftën. Me ardhjen tonë në pushtet që ditën e parë karburanti do të jetë 300 lek më lirë se sot.

Ne do të vendosim fashën mbrojtëse për energjinë elektrike për të gjithë shqiptarët. Do të ulim çmimin e energjisë për biznesin. Taksat do t’u jepen shqiptarëve, me shkolla dhe spitale që funskionojnë. Do t’i kthejmë ndihmën ekonomike atyre që iu është hequr. Nuk do të lëmë asnjë familje pa bukë, pa ujë, pa drita.

Ne kemi një plan, këto nuk janë premtime. Planin tonë do e vëmë në jetë me votën tuaj. Këtë vendim e merr populli i bashkuar. Ftoj Lezhën dhe të gjithë Shqipërinë më 16 shkurt në mes të Tiranës. Të çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe, për një ndryshim që do të sjellë mirëqenie, punësim, stabilitet. Ndryshimit që do të sjellë hapjen e rrugës europiane.

Ne jemi gati t’ju shërbejmë dhe ju duhet të jeni gati të merrni fatin në dorën tuaj. Të zhbllokoni rrugën e mbyllur të koalicionit të Edi Ramës me krimin dhe oligarkinë. Kjo është thirrja ime, më 16 shkurt në Tiranë!”, u shpreh Basha.

Login to post comments