Vasili: Mendoj si Basha, me 16 shkurt Rama duhet larguar me popull

Hënë, 04 February 2019 19:44

Petrit Vasili ka deklaruar sot ku tha prerë se ‘Mendoj si zoti Basha, që 16 Shkurti do të jetë deadline i fundit i Edi Ramës. Çdo minutë e humbur është shkatërrim i vendit. Unaza e Re duhet pezulluar dhe hetuar deri në fund. Organizimi është elementi më periferik, do të ketë një formësim shumë të madh popullor. Ne kemi vetëm 1 kusht, që Edi Rama si hajdut zgjedhjesh i provuar, dhe si hajdut fondesh publike dhe ky i provuar, është largimi i tij nga qeveria. Shqetësimet e shqiptarëve kanë shkuar deri në Amerikë. Qëndresa do të shkojë deri në fund’, deklaroi Vasili.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka ditë që po shkon në çdo rreth duke kërkuar se me datë 16 shkurt të mblidhemi dhe të largojmë kryeministrin Edi Rama. Kërkesës së qytetarëve se “duhet ta largojmë Edi Ramën për 24 orë” me 16 shkurt, lideri opozitar ka thënë se e kanë qytetarët në dorë. Pra do jenë qytetarët që do të vendosin me 16 shkurt.

Dhe qytetarët po vijnë të rrëzojnë kryeministrin për të krijuar një qeveri me mandat PS-PD-LSI, e cila të integrojë Shqipërinë në BE në qershor si dhe të zhvillojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, korrekte sqaron shefi i deputetëve të LSI.

Me 16 shkurt mendohet pjesmarrja më e madhe e qytetarëve kundër kryeministrit Rama, pasi u është premtuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi se do ta rrëzojnë atë ditë. Ndaj nëse liderët e opozitës nuk rrijnë me protestuesit ditë-natë duke rrethuar kryeministrinë, populli opozitar nuk u vjen më në mitingje.

Login to post comments