Nëse mezi e mbush sofrën në darkë, bashkohu me ne më 16 shkurt!

Hënë, 04 February 2019 21:53

Nga Enkelejda RICA

Nëse…
Nëse je nëpërkëmbur nga kjo qeveri. Nëse ke jetuar arrogancën dhe përzgjedhjen e saj. Nëse ke humbur punën e zënë nga militantet e saj. Nëse ke shkuar në spital dhe nuk ke gjetur asgjë përveç shtretërve. Nëse pensioni të është rritur në mënyre mediokre dhe qesharake.
Nëse ti, o kurbinasi im mezi e mbyll muajin. Nësi ti, o miku im mezi e mbush sofrën në darkë. Nese ti, o njeri nuk u përgjigjesh dot fëmijëve të tu. Bashkohu me ne. Dil dhe protesto me ne. Ti vlen sa 100 mijë të tjerë në shesh, por nëse ti del vetëm injorohesh, nëse dalim bashkë e tmerrojmë këtë bandito-pushtet.
Ne nuk do të ofrojmë kurrë mrekullira se ato bëhen nga perënditë.
Ne do të ofrojmë vetëm NORMALITET.
#te #gjithe #se #bashku 16/02/2019

1.jpg

 

Modifikuar më Hënë, 04 February 2019 21:55
Login to post comments