Rama i ofroi pak ditë më parë postin e ministreshës Elisa Spiropalit jo për ndonjë aftësi të saj, por vetëm për një konceptimit të ri të elementit të vetëm të punës së qeverisë, propagandës. As më pak e as më shumë, Spiropali është vetëm ministre për propagandë, për deklarata boshe e pa lidhje. Përndryshe është një gramafon që përcjell tekat e momentit të Ramës. Në këto çaste nga selia e Këshillit të Ministrave, ministrja që formalisht mbulon lidhjet me Kuvendit (këto i mbulon ligjërisht kryeministri e ministrat) po mallëngjen me një deklaratë kursimi mbi bixhozin. Kanë shpikur një shumë teorike, e shumëzojnë me ditë dhe këtë e quajnë kursim. Se ku është lidhja e Elisës me Kuvendin e se çfarë lidhje ka kjo, nuk ka rëndësi. Minutazhi llogaritet për propagandë dhe trushpëlarje. As Elisa nuk jeton me realitetin e familjeve shqiptare dhe as Rama nuk e sheh zymtësinë dhe braktisjen e përditshme të Shqipërisë. Elisa e sheh gjendjen nga kulla e qeverisë, ndërsa Rama edhe nga sarajet e Surrelit.