Mazhoranca kapet sërish “gafil” nga Meta, tërheq ligjin antikushtetues “Për kadastrën”

Tuesday, 05 February 2019 13:07

Komisioni parlamentar i Çështjeve Ligjore miratoi sot dekretin e Presidentit Meta “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 ‘Për kadastrën’”, duke pranuar në këtë mënyrë të gjitha arsyet ligjore dhe kushtetuese të Kreut të Shtetit.

Tani i ngelet seancës plenare të vendosë përfundimisht se deri në çfarë thellësie dhe cilësie do të shkojë përmirësimi i kësaj iniciative të re ligjore, të konstatuar si antikushtetuese nga Meta.

Pranimi i dekretit do të thotë rrëzim i ligjit, ndaj dhe referuar Kushtetutës dhe praktikës të ndjekur me ligjin “Për Teatrin Kombëtar”, tek Presidenti duhet dërguar sërish për dekretim ligji i ri që Kuvendi do të miratojë.

Meta do të ketë mundësi sërish të shprehet me dekret mbi këtë ligj të ri, duke verifikuar kështu në mënyrë të hollësishme, nëse janë ndrequr të gjitha gabimet dhe shkeljet Kushtetuese të konstatuara prej tij në ligjin “Për kadastrën” të kthyer për rishqyrtim.

Kjo është e disata herë që mazhoranca e kapur “gafil” nga Kreu i Shtetit detyrohet të tërheqë mbrapsht një nisëm anti-ligjore dhe anti-kushtetuese duke pranuar ta rishikojë atë, sikundër ndodhi me ligjin “Për Teatrin Kombëtar”, çështjen e “Unazës së Re”, etj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...