Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim dr.Martin Henze, Kryetar i Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-se së bashku me zotin Matthias Dutschke, kryetar i Akademisë së biznesit në Gjermani.
Lajmin për takimin dhe ccfarë u bisedua në të e ka bërë publik vetë Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Takim me dr.Martin Henze, Kryetar i Komisionit te Transportit ne Keshillin Ekonomik te CDU-se se bashku me zotin Matthias Dutschke, kryetar i Akademise se biznesit ne Gjermani.
Te dashur miq, keto dite prita ne nje takim dr.Martin Henze, Kryetar i Komisionit te Transportit ne Keshillin Ekonomik te CDU-se se bashku me zotin Matthias Dutschke kryetar i Akademise se biznesit ne Gjermani.
Me ta diskutova gjeresisht mbi situaten ekonomike ne vendin tone dhe jo vetem.
Theksova se ne Shqiperi, ekziston Maduro bis. Rama njelloj si Maduro nuk pranon zgjedhje dhe dhunon cdo zgjedhje. Nga vitit 2016 ai me shpejtesi ndertoi ne Shqiperi nje Narkoshtet, i vetmi ne Europe. Kete ai e nisi duke mbjellur vendin ne cdo cep me kanabis, nen mbrojtjen dhe pjesemarrjen direkte te policise se shtetit. Narkoeurot vijne nga Europa me kamione dhe mikrobuze, duke prishur cdo konkurrence dhe blere cdo vote.
Theksova se ne Prokurorine e shtetit jane me qindra dhe mijra dokumenta ne dosjen e famshme 339 ku ministra, shefa policie, vrases e bandite komunikojne me njeri tjetrin si te blejne votat, cka duket se do perseritet edhe ne zgjedhje te tjera. Pra me kete qeveri eshte provuar se nuk mund te kete zgjdhje te verteta.
Pasojat e narkoshtetit jane katastrofale per vendin. Narkoshteti ka shkaterruar kushtetutshmerine, sigurine juridike dhe shtetin ligjor. Si boss i narkoshtetit Rama ka kryer grusht shteti brenda shtetit, ka asgjesuar Gjykaten e Larte dhe Gjykaten Kushtetuese. Cdo dite miratohen ligje dhe vendime antikushtetuese duke mos patur mundesi per ti ankimuar ato dhe duke i dhene mundesine Rames te kete ne duar cdo fuqi dhe duke e shnderruar drejtesine ne dege te ekzekutivit. Per te ilustruar kete, theksova se dy muaj me pare qeveria miratoi ligjin per taksen mbi dividentin, ne te cilin megjithese Kushtetuta stipulon se ligjeve per taksa “nuk mund t’u jepet fuqi prapavepruese”, nderkohe qeveria ne marreveshje me klientelen e tij, per te ndare parate e dividentit me ta, i ka dhene efekte prapaveprues i ketij ligji.
Po keshtu, ai ka krijuar nje ligj per krijimin e Korporates Shqiptare te Investitoreve, sipas te cilit cdo prone private ne kete vend konsiderohet dhe publike duke krijuar nje pasiguri ligjore per cdo investitor qe deshiron te investoje ne vendin tone. Ne kete kontekst, ne pese vite ne vendin tone nuk ka nje kompani te vetme serioze nderkombetare qe te kete ardhur per te investuar, pervec kontratave te nisura nga qeveria e meparshme.
Reforma ne drejtesi u perdor per shnderrimin e saj Drejtesia ne dege te ekzekutivit te Edi Rames:
-Vetingu eshte shnderruar ne gjahun e shtrigave, eleminimin e gjykatesve qe Rama i konsideron kundershtare dhe konfirmimin ne detyre te militanteve te PS me te njejtat kritere qe perjashtohen ata te listes se zeze.
-Keshillin e Larte te Prokurorise mund ta quajme “kunat KLP” sepse e kryeson kunati i deputetes dhe ish ministres se mbrojtjes te Rames dhe ish nenkryetares se Rames ne Bashki konfidente e tij.
-Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi e kryeson Famozi Dvoran, njeriu i vetem ne bote qe qendron ne detyre kater vite pas skadimit te mandatit ne dhunim te hapur te vendimit te gjykates kushtetuese, korruptori qe nuk justifikoi jo 10 por 90 milione leke dhe qe ka zhvilluar jo nje pro disa gjyqe ne konflikt flagrant interesi per ata e cilet e lumturuan me nje apartament.
-Kurse Keshilli i Larte i Gjyqesorit kryesohet nga vajza e kryetares se Keshilltareve socialist ne Bashkine e Rames dhe ortakja ne studio e zonjes Veliaj.
Ky eshte produkti i reformes ne drejtesi.
Korrupsioni ne kete regjim te kakistokracise ka Everistin e tij Rama me klientelen qe nderton autostrada me 22 milione euro km ndersa ato qe ndertohen edhe sot me kredite e bankave te medha europiane tenderohen dhe ndertohen me me pak se 2 milion euro per km.
Borxhi publik ka arritur ne 83%.
Me te gjitha keto Rama i ka mbyllur dyert e hapjes se negociatave me BE .
Takimi ishte i hapur dhe pati mirekuptim per çeshtjet qe u diskutuan. sb