Berisha flet për akuzat në parlament: E vërteta për Abi Bank

Tuesday, 05 February 2019 21:30

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "Temproa" nga Sonila Meço në Ora News, u pyet nëse pendohet për akuzat e shumta që bën.

Berisha: Jeta ime si mjek ka qenë jetë psikologu. E tërë jeta e mjekut është jeta e një psikologu dhe vetvetishëm psikologjia është një pasion. Tani të vijmë tek gjuha. Në mënyrë absolute kemi të bëjmë me një person të dezekuilibruar. I bëra një pyetje që do t'ia bënte çdo qytetari të këtij vendi pasi zonja e tij në konflikt flagrant interesi u emërua anëtare e bordit të Abi Bank, një muaj pasi zt.Ballta, me vendim të burrit të zonjës Rama u emërua anëtar i bordit të ADA-s. Ky e emëroi atë anëtar të ADA-s, ky tjetri emëroi zonjën Basha në bord.

Login to post comments