Berisha: Shqipëria rrezikon çeljen e negociatave për herë të tretë

Tuesday, 05 February 2019 22:00

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "Temproa" nga Sonila Meço në Ora News, tha se Shqipërisë rrezikon të mos i hapen negociatat sërish, ndërsa e konsideron qeverinë aktuale si regjimin më të keq të lidhur me krimin.

Berisha: Gjërat e mëdha sigurisht, në varësi nga lidhjet ndaj dhe bashkojnë. Shqiptarët janë sot para disa momenteve krruciale dhe historike. Në Shqipëri, shqiptarët ndodhen para mbylljes së tretë të dyerve për hapjen e negociatave me BE, sepse këtu regjimi i kakistokracisë (më i keqi) është bërë famoz në botë si regjimi i trafiqeve, me trafiqet, për trafiqet. Kur ti emëron ministrin e Brendshëm dhe del i lidhur me bandat dhe vazhdon me zëvendësin e tij me vëlla trafikant ndërkombëtar dhe ke në krye të grupit parlamentar një njeri me 5 emra i cili ka bërë 58 rrugë me Edmond Begon. Njerëzit që janë të lidhur nuk kanë atdhe. Ata shesin çdo gjë. Ata kanë shpirt vetëm trafiqet dhe përfitimet nga krimi. Ata vijnë nga krimi. Me Edi Ramën dhe grupin e tij. Merr pak lidhjet e tmerrshme që po dalin tani me bandat. Regjistrimet e publikuara në Zërin e Amerikës dëshmojnë se bankat morën zgjedhjet në Shkodër, Durrës, në Lezhë, në Peshkopi.

Login to post comments