Gent Cakaj edhe pse de fakto kryen detyrën e Ministrit të Jashtëm, de jure atij ende nuk i janë deleguar kompetencat. Qendra e Botimeve Zyrtare sqaroi se delegimi është akt zyrtar që rregullohet në rastin e ministrit nga neni 102 i Kushtetutës dhe nga dispozitat e Kodit të Procedurës Administrative, që në nenin 29 përcakton se:
Delegimi i kompetencave botohet në Fletoren Zyrtare ose në buletinet e njoftimeve publike
Mbetet për t’u parë nëse në urdhrin që nuk dihet kur do të publikohet, z. Rama do të delegojë të gjitha kompetencat e veta ligjore që i përmban detyra e ministrit. Ndryshe, z. Cakaj bredh nëpër botë duke bërë paradën personale, por pa pasur tagrin ligjor për të përfaqësuar Shqipërinë tonë të dashur dhe që po rilind.
Ministria e Jashtme u ka përcjellë përfaqësive diplomatike në Tiranë për delegimin e kompetencave të ministrit te z. Cakaj, por pa referuar numrin e urdhrit përkatës.
Një urdhër i ngjashëm p.sh mund të lexohet këtu, por aty delegohen jot ë gjitha kompetencat. Ndoshta z. Rama po pret Gjykatën Kushtetuese që ta mbarojë këtë punë me ushtarët e vet aty, ose mund të bëjë ndonjë gjetje juridike origjinale. Është gjithsesi e çuditshme sesi z. Cakaj mori certifikatën e sigurisë së personelit për 24 orë, ndërkohë që urdhëri i delegimit mund të jetë shndërruar në pikturë origjinale, me gjasë eksponat I ndonjë ekspozite të ardhshme të kryeministrit artist.