A ekzistojnë elementet thelbësore të demokracisë në Shqipëri!

E mërkurë, 06 February 2019 19:30

Nga Paulin Marku

•1.Barazia.
-A ekziston barazi sot në Shqipëri mes njerëzve të thjeshtë dhe atyre të politikës.
•2.Pjesëmarrja .
-Demokracia është e pakuptimtë pa pjesëmarrje, por pjesëmarrja vetëm nuk mund të garantojë demokracinë.
•3.Sundimi i shumicës dhe të drejtat e pakicës .
-Edhe pse demokracia është nga kuptimi sundimi nga populli, në fakt është sundimi i shumicës.
Kjo po ashtu nënkupton një detyrim të shumicës që të marrë parasysh të drejtat dhe nevojat e ndryshme të grupeve të pakicave.
•4.Sundimi i ligjit dhe gjykimi i paanshëm .
-Sundimi i ligjit siguron barazi përpara ligjit, kufizimi të fuqisë apo autoritetit publik të pushtetit.A jemi ne të barabartë para ligjit ?
•5.Respekti për të drejtat e njeriut.
-E drejta për grumbullim, liria e të shprehurit, liria e të menduarit, ndërgjegjes dhe besimeve fetare. Një ambient i favorshëm për demokracinë mund të krijohet vetëm nëse merren parasysh nevojat themelore ekonomike, sociale dhe kulturore.
•6.Pluralizmi politik .
-Trandicionalisht, është detyrë e partive politike që të konsolidojnë diversitetin e ideve dhe opinoneve dhe t’i përfaqesojnë ato në debatin publik, por asnjëherë të jenë shkaktare të mosmarrveshjeve e konflikteve fizike në popull. A jane partite politike shkaktare të konflikteve në Shqiperi ?
•7.Zgjedhje të lira dhe të ndershme.
-Zgjedhjet janë karakteristika më themelore e demokracisë.
Atehere kur zgjedhjet nuk perfaqësojnë vullnetin e ardhmja është në rrezik si brenda subjektit politik ashtu edhe mes subjekteve politike. A jemi ne ,ne këto standarte përfaqësimi zgjedhjesh?
•8.Ndarja e pushteteve .
-Sipas parimit të ndarjes së pushtetit shtetëror trupat ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore, ato funksionojnë të pavarura, por i japin përgjegjësi njëri-tjetrit dhe popullit. Sistemi i kontrollit dhe balancit ofron një mekanizëm të kontrolli dhe si i tillë parandalon keqpërdorimin e pushtetit të shtetit. A kemi ndarje pushtetesh deri tani?
.9.Media dhe pavarsia e saj .
-Media një pushtet që duhet të synojë pavarsinë e saj, por kur kjo kalon ne varësi politike e në sherbim politik e humb pushtetin e saj.A është sot media në Shqipëri e pavarur?

Mendoj se jemi larg ketyre realizimeve për një demokraci reale!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...