Ultimatumi i Bashës për Ramën, Zheji: Qeveria ilegjitime

E mërkurë, 06 February 2019 22:00

Drejtuesi i emisionit "360 gradë" Artur Zheji tha se ultimatumi i Bashës për kryeministrin Rama është një strategji e opozitës. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma, Zheji tha se ka prova të rëndësishme se kjo qeveri është ilegjitime.

Artur Zheji: Unë mendoj që kjo është strategji e opozitës, një opozitë e cila ka përcaktuar se e vetmja rrugë për të vazhduar konfrontimin politik nuk është në parlament, por është në rrugë, mes njerëzve, për njerëzit bashkë me njerëzit.

Ka një pritshmëri për këtë. Nga 28 janari që u la fillimisht tani kemi datën 16 shkurt. Opozita po fiton kohë për të grumbulluar konsensus më të gjerë dhe për tu organizuar strukturalisht.

E gjithë çështja është nëse kemi të bëjmë një protestë që të mbajë të tendosur dhe të organizuar elektoratin e PD apo është një protestë e cila me të vërtetë mund t'ja mbërrijë në rrugë jo institucionale në tavolinë apo në rrugë të përmbysi një qeveri si ajo e Ramës, që ka dyshime të mëdha dhe prova të rëndësishme për ilegjitimitet. Të paktën duke u nisur nga përgjimet, të cilat janë botuar, transmetuar dhe certifikuar nga Zëri i Amerikës. Pra zgjedhjet janë prekur nuk janë më të virgjëra, pra janë me një moral të dyshimtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...