Kryemadhi: Etilda Gjonaj, qeni i Kryeministrit që kafshon

E Enjte, 07 February 2019 13:25

"Në fakt qeni është një kafshë besnike, - tha Kryemadhi. -  Njerëzit sot harxhojnë shumë para për ta mbajtur, për ta ushqyer dhe kaluar momente shumë të mira me ta. Por ka dhe nga ata qen, të cilët nuk e dinë çdo të thotë të jesh qen, sepse një kryeministër që përdor bashkëpunëtorët e tij si qen për të kafshuar shokët e tyre, sigurisht që e di shumë mirë çdo të thotë qen. Ashtu sikurse ministrat e Edi Ramës, që nuk përfaqësojnë absolutisht vullnet politik, por vetëm një sekt të caktuar kriminal për të mbrojtur të gjitha lidhjet me krimin të Ramës.

Nuk po merrem sot me ministren e Drejtësisë se nuk qenka këtu në sallë – por meqënëse ajo paska dëshirë shumë të madhe për të luftuar korrupsionin, po i bëj me dije asaj dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, se shantazhi ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, quhet shkelje e ligjit.

Shumë shpejt do ta ketë të faktuar se si ajo shantazhon gjyqtarët dhe prokurorët për të arrestuar punonjës të Ministrisë së Drejtësisë, sepse vetëm në këtë mënyrë do t’i largojë nga ministria, sepse me gjyq janë rikthyer të gjithë në punë.

Dhe, gabimisht ka futur në këtë listë edhe motrën e Sekretares së Përgjithshme - të njeriut të saj - apo edhe shumë të tjerë, bashkëshortë deputetësh këtu në sallë, që janë të Partisë Socialiste.

A e ka luftë personale të saj, a e ka nga budallalliku, unë për hir të së vërtetës nuk e kam sulmuar duke pasur parasysh se është kushurira e një lidhjeje familjare të Ilir Metës, për shkak të lidhjeve të mia familjare me të.

Por, i bëj me dije se nuk ka asnjë lloj mënyre që të mund ta mbrojë ministren e Drejtësisë duke shantazhuar punonjësit e saj, sepse ajo mund ta dijë shumë mirë se korrupsionin e ka brenda në familjen e saj”, tha Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...