“E duam bashkinë pa Erion Velinë”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën, “E duam Shqipërinë pa Erion Velinë”,“Rama e Veliaj të ikin nga Shqipëria”. Këto ishin disa prej thirrjeve të një grupi qytetarësh që ishin mbledhur mbrëmjen e sotme përpara Bashkisë Tiranë. Ata protestonin kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Për rreth gjysmë ore protestuesit bllokuan rrugën mes bashkisë së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar. Gati çdo ditë zhvillohen protesta të opozitës në qytete të vendit, ndërsa protesta e madhe është lënë për datën 16 shkurt.