Ministrja e Ramës me probleme në postin që drejtonte, KLSH ka zbuluar abuzime me tenderat

E Enjte, 07 February 2019 22:54

Një auditim i Kontollit të Lartë të Shtetit pranë Albcontrol ka konstatuar një seri problematikash të lidhura këto me procedurat e prokurimit. Në një vendim të fundit KLSH bën me dije se periudha e auditimit nis nga janari 2016 deri në gusht 2018 lidhur me aktivitetin e këtij institucioni dhe janë kaluar në “sitë” një seri elementësh. Kështu për të paktën 11 procedura prokurimi KLSH konstaton se kushtet janë ndryshuar në momentin e nënshkrimit të kontratës me operatorët përkatës ndërkohë që ato pasqyroheshin ndryshe në termat specifike para garës. Kjo ka të bërë me pagesën e 30 për qind të vlerës që në fillim.

“Autoriteti Kontraktor dhe konkretisht në kontratat e shpallura së bashku me dokumentet standarde të tenderit (Shtojca 17, neni 9, pika 9.1), nuk parashikohej detyrimi i Autoritetit Kontraktor, për t`i shlyer operatorit fitues paradhënie për zbatimin e kontratës. Ndërsa në kontratat, e nënshkruara midis palëve, në nenin 4 përcaktohet se: “Sipërmarrësi do të marrë një pagesë paraprake në masën prej 30% të vlerës totale të kontratës”, duke shkelur kështu barazinë midis operatorëve ekonomikë, në kundërshtim me Ligjin nr. 9643,datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar” nënvizon KLSH.

Ky institucion rekomandon që në të ardhmen Albcontrol të marrë masa për të përcaktuar në kushtet e kontratës / dokumentet standarde të tenderit, termat e referencës dhe të mos i ndryshojë ato gjatë nënshkrimit të kontratave me operatorët ekonomikë, për të siguruar transparencë dhe barazi midis operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procedurat e prokurimit.

Lidhur me prokurimet KLSH ka vërejtur se në 5 procedura të tjera nuk është dhënë argument mbi vendosjen e çdo kriteri të veçantë për kualifikim çka është në kundërshtim me ligjin ndërkohë që po në 5 procedura shtesë specifikimet teknike nuk janë hartuar në përputhje me kërkesat ligjore.

Auditimi i KLSH nxjerr në pah edhe një problematikë me dietat e punonjësve për udhëtime jashtë vendit në funksion të trajtimeve apo aktiviteteve të veçanta ku në dosje mungojnë ftesat për këto evente apo kopje e certifikatave të përfituara nga pjesëmarrja që duhet të jenë pjesë e dosjeve./ Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...