Partia Demokratike është e bindur se shumë shpejt do të vijë në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, me gazetaren Beti Njuma, sekretari për zgjedhjet në PD, Ivi Kaso tha se në 16 shkurt qytetarët do ti tregojnë qeverisë së ditët e saj kanë mbaruar.
Ivi Kaso: PD do të vijë në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve. PD do të vijë në pushtet shumë shpejt nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme. Është PD që do të marrë përgjegjësitë e saj.
E rëndësishme është që shqiptarët e mbledhur së bashku për 1001 arsye do të dalin dhe do protestojnë në datën 16 masivisht, për ti treguar kësaj qeverie se ditët e saj kanë mbaruar dhe për artikuluar qartë zgjidhjen që shqiptarët e bashkuar të cilët do të jenë në shesh ofrojnë. Një qeveri kalimtare, e cila do të garantojë disa rregulla loje, të cilat nëse do të sigurohen ne jemi të bindur se PD sot përfaqëson mazhorancën e shqiptarëve, hyn në zgjedhje dhe i fiton.
Skenarët janë të hapura dhe mbi tryezë, do të studiohen, janë duke studiuar skenarët, janë detaje teknike që çdo forcë politikë i studion.