Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka marrë pjesë në konferencën ‘Pengesat e Ballkanit për anëtarësimin në BE’, organizuara nga Transatlantic Leadership Network.
Në fjalën e tij para të pranishmeve, Mediu renditi disa prej faktorëve që kanë sjellë pengesa dhe kanë qenë faktorë bllokues në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në familjen evropiane.
Sipas Mediut, blerja e votës mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe mosfunksoni i Gjykatës së Lartë, ikja masive e te rinjve, dhe rezultatet e dobëta në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ku në shumicën e rasteve kanë pasur edhe bekimin e strukturave shtetërore.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin Dan Hamilton, Gjeneral Michael Barbero, Fatmir Mediu, Ivan Brajoviç kryetari parlamentit Malit Zi, zv.kryetari Parlamentit Serb, Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, etj.