Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka bashkëbiseduar me qytetarët e Vlorës për problemet e tyre dhe u ka prezantuar programin e PD-së për zgjidhjen e tyre, ndërsa ka përshkuar në këmbë një nga rrugët e qytetit dhe ka ndaluar dyqan më dyqan.
“Janë plane konkrete, i tha Basha një çifti tregtarësh, nuk janë premtime. Por tani na duhet ndihma tuaj”.
Në një dyqan rrobash, e ka pyetur shitësen: Si po ju ecën?
“Për ibret! – i tha tregtarja. – S’ka më keq! Ka një rënie të jashtëzakonshme të blerësve. Rrimë në xhade dhe numërojmë njerëzit”.
“Kam ardhur t’ju them se ka një rrugë për të dalë, - u tha Basha. – Qeveria ka marrë 2 miliardë euro taksa nga shqiptarët, por nuk i ka kthyer në investime apo politika, por ua ka ndarë 4-5 vetave, oligarkëve. Shqipërinë e kanë marrë peng këta 5 veta me ndihmën e Kryeministrit. Plani ynë është t’ua heqim atyre nga duart e t’ua kthejmë shqiptarëve. Normalitet dhe dinjitet.
Por që të shkojmë deri aty, na duhet ndihma juaj, edhe e grave. Të gjithë bashkë më 16 shkurt!”.