Jo vetëm protestë e përditshme, por sot edhe mbjellje pemësh. Banorët e “Unazës së Re”, gjatë protestës në ditën e 99-të të saj kundër projektit korruptiv të qeverisë për “Unazën e Madhe”, dëshmuan qytetarinë e tyre, duke mbjellë pemë përgjatë segmentit, të cilat ishin shkulur më parë nga punonjësit e bashkisë dhe firmat e kontraktuara.
“Kjo është një pemë bliri dhe a jeni dakord ta quajmë Ardit Gjoklaj?”, tha një nga banorët në kujtim të 17-vjeçarit që humbi jetën në landfillin e Sharrës, për të cilën akuzohet si shkaktare një firmë kontraktore nga Bashkia e Tiranës.
Të gjithë shprehen miratimin e tyre. Të pranishëm ishin edhe deputetë të opozitës.