Presidenti i vendit, Ilir Meta ka qene i prere gjate fjales se tij, mbajtur sot ne konferencën e organizuar nga INFOÇIP me temë “Marrëdhëniet e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor”
Sipas Metes, jo vetem qe duhet te plotësohet trupa e nevojshme gjyqësore në Gjykatën Administrative për të mos pasur vonesa në vendime, por duhet te behen ndryshime thelbesore ne kod, persa u takon largimeve të padrejta nga puna në administratë.
Presidenti ka theksuar se fatura nuk ka pse t’i faturohet padrejtesisht taksapaguesit dhe buxhetit te shtetit, por direkt zyrtarit që ka vendosur largimin padrejtesisht nga puna.
“Duhet të përcaktohet me ligj evidentimi i përgjegjësisë direkt të zyrtarit publik për shkarkime të padrejta nga puna, si përgjegjësi penale, duhet dispozitë e vecantë në kodin penal, por edhe financiar për cdo dëm që i shkaktohet buxhetit. Fatura e përballimit të dëmit t’i kalojë zyrtarit që ka marrë vendimin e padrejtë. Dëmi nuk mund t’i ngarkohet taksapaguesit shqiptar, që janë të dëmtuarit kryesorë në këtë rast”- tha ai.