Ne vijim te turit te takimeve ne vend, kryetari i PD-se, Lulzim Basha eshte ndalur sot ne Pogradec. Gjate takimeve te zhvilluara me tregrate dhe qytetare, Basha u ka bere thirrje te marrin ne duar fatin e tyre dhe te bashkohen te gjithe ne Tirane, me 16 shkurt.
Bisedat
Tregtar: Kur erdhi Edi Rama na tha se do të ulë energjinë dhe nuk e uli dhe detyrohem unë dhe mbaj dritta fikur. Ndriçimi e bën mallin të duket bukur. Uën s’i mbaj dot.
Basha: Edi Rama nuk e ka lidhur fatin me ju. Edi Rama nuk ka mbajtur premtimet sepse ato nuk ishin premtime, nuk ishte program ekonomik. Ai votën e ka marrë me banditët, siç e tha edhe Zëri i Amerikës.
Ai votën tënde s’ka nevojë ta mbaj.
Ne e kemi lidhur fatin me ju.
Kjo është garancia sepse ajo që themi nuk është premtim, por është plan.
Ne nuk do të vijmë në pushtet me votën e krimit. Unë nuk jam ulur ndonjëherë me krimin, nuk bëj pushim e me oligarkë.
Duhet të bësh dallimin e një force politike që vjen me program, jo me premtime, që e lidh fatin me ty.
16 shkurti do të rikthejë votën dhe do t’i japë fund grushtit të shtetit.
Basha: PD është parti pro pronës.
Kreu i PD, Basha ka premtuar se me te ardhur ne pushtet do te anulohet Ligji abuziv aktual të Pronës i cili heq shpronësimin me vlerë tregu.
Basha: Ne kemi çuar në Strasburg kundërshtimin për ligjin e pronave. Nuk duhet kërkuar nga opozita atë që ka në dorë qeveria. Të garantoj e kam thënë dhe po e përsëris, Ligji që ata kanë bërë për të hequr kompensimin me vlerë tregu, është rishpronësim. Atë që e bëri Enver Hoxha para 60 vjetësh, e bën edhe ky Ligj.
Në do ta rrëzojmë këtë Ligj dhe ne do t’ju dëmshpërblejmë me vlerë tregu.
Ky është qëndrimi ynë.
Ne e kemi shpallur.
Shpeshherë mesazhet e opozitës bien pre e propagandës së qeverisë.
Kemi pesë vjet që e themi se ky Ligj do të anulohet dheju do të dëmshpërbleheni me vlerë tregu.
Këtë Ligj e kemi çuar në Strasburg për ta luftuar dhe do të vazhdojmë të luftojmë. Ditën kur të nabesoni me votë, do ta anulojmë këtë Ligj.
Ne jemi parti e pronës.
Ju keni në dorë votën ne kemi në dorë ofertat politike.
Më 16 shkurt eja edhe ti me pogradecarët e tjerë t’i bashkohesh protestës në Tiranë.
Basha: Si ty, 290 mijë shqiptarë hanë një herë në ditë. Këtu në Pogradec janë afërsisht 2 mijë biznese. 5000 janë mbyllur në një vit nga taksat. 400 familje janë hequr nga ndihma ekonomike. Sapo hyn në qytet ke atë të betonit që me letra bën 12 milionë euro. Gjysma e atyre e vjedh Edi rama njësoj si tek Unaza. Zgjidhja është në dorën tënde. Me ato 12 milionë euro mund të dyfishohej pensioni për të gjithë pensionistët e Pogradecit. Mund të trefishohej ndihma ekonomike për familjet në nevojë në të gjithë qarkun e Korçës. Mund hapeshin vende pune me 300 mijë lek për 2 mijë vende pune. Në vend që të ndodhnin këto, ke një monument betoni me të cilin gjysmat i vjedh edi rama. 5 veta vjedhin të gjithë shqiptarët. Ti je në mes të katër rrugëve, vajzën pa punë, pa ndihmë ekonomike. Ju s’keni më bukë për të ngrënë. Ne mund ta ndryshojmë këtë. Që këto para të vijnë tek ju. Në vend që t’ju vihet grushti në kokë, t’ju japim të drejtën tuaj.
Asgjë nuk do të zgjidhet nëse në krye të vendin ke një njeri që i trajton njerëzit si qenër. Sepse, paratë tuaja i fut në xhepat e tij. Asgjë nuk zgjidhet nëse nuk jemi bashkë. Nëse jemi bashkë do të keni një qeveri që ju shtrin dorën!