Gjykata e Apelit në Hagë ka refuzuar ekstradimin e Arben Frrokut, vëllait të ish-deputetit Mark Frroku, në Shqipëri me argumentin se i rrezikohet jeta pasi dënimi është për arsye politike.
Vendimi është dhënë në favor të Arben Frrokut, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për vrasjen e ish-kryekomisarit të Kombinatit Dritan Lamaj.
Sipas Gjykatës së Hagës, dënimi që i është dhënë në Shqipëri është bazuar mbi motive politike duke shtuar Frrokut i rrezikohet jeta në Shqipëri, e për këtë arsye ai nuk do të ekstradohet, edhe pse gjykatat shtetërore të Holandës kishin vendosur për ekstradimin e tij.