Basha në Burrel: Merrni në dorë fatin tuaj. Vendosni ju!

E mërkurë, 13 February 2019 11:34

Burrel, biznesi i vogël: Jemi copë- copë. S’ka fuqi blerëse. Një xhup e shes 3000 lek të vjetra. Për katër vite asgjë nuk është bëë në Burrel. Asgjë.

Basha: Burreli është goditur shumë rëndë nga kriza erkonomike. E gjithë Shqipëria është goditur, por Mati dhe qytete si Kukësi, e ndjejnë në palcë.
Arsyeja është vjedhja, sepse taksat e larta, çmimi i lartë i naftës dhe energjisë, janë vjedhje e pastër. Para që hiqen nga xhepi i njerëzve dhe i shkojnë hajdutëve në qeveri dhe krimin.
Fati juaj është në dorën tënde.
Janë kapur duke vjedhur biznesin, studentët, minatorët, naftëtarët, shëndetësinë, votat siç e tregoi edhe VOA dhe këta po ju heqin bukën e gojës për të mbushur xhepat e tyre dhe kriminelëve dhe hajdutëve për të cilët punojnë.
Këta kanë dalë lakursq para syve të botës sepse janë kapur duke vjedhur.
Nisën të prishën shtëpitë në Tiranë ku kishte edhe Matianë. Sepse donte të merrte lek kompania DH Albania që nuk eksiston fare, 18 milionë euro.
Të njëjtës kompani OST do t’i jepte 12 milionë euro.
Teatrin në Tiranë do ta prishnin për 200 milionë euro dhe pastaj VOA nxori se si vidhnin votat me Gjushin dhe Avdylajt.
Me paratë që kanë vjedhur nga ju, kanë blerë karriket.
Në Mat nuk është bërë asnjë rrugë.

Login to post comments