Zëvendëskryetari i LSI Luan Rama në një onferencë për shtyp nga selia e LSI-së ka deklaruar se protesta e 16 shkurtit është një manifestim kundër se keqes.
Ai ka deklaruar se integrimi ne BE është I bllokuar nga kjo qeverisje.
Me 16 shkurt do ti themi ndal qeverisjes së pëpërgjegjëshme të Kryeministrit Rama.
Deklarata e plotë
Jam këtu në këtë komunikim nga selia qendrore e LSI-së, për të gjithë qytetarët shqiptarë në lidhje me protestën që opozita organizon në datën 16 shkurt.
Për të theksuar edhe njëherë që protesta e 16 shkurtit, nuk është një konfrontim midis qytetarëve dhe institucioneve të shtetit, por do të jetë fillimi i luftës së qytetarëve kundër të keqes. Është demonstrimi i forcës qytetare përballë papërgjegjshmërisë së qeverisë. Është manifestim i solidaritetit dhe i angazhimit qytetar përballë krimit, korrupsionit, trafiqeve dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë, e cila është bërë pengesë në procesin e integrimit europian të vendit.
Prandaj edhe njëherë duke i ftuar qytetarët të jenë pjesëmarrës në këtë protestë, dëshiroj të garantoj se ajo do të jetë një protestë force qytetarie, do të jetë një protestë revolte e shpirtit qytetar përballë arrogancës, arbitraritetit, dhunës, papërgjegjshmërisë së qeverisë, por nga ana tjetër sipas modelit që demonstruan studentët shqiptarë në protestën e tyre, edhe protesta e 16 shkurtit do të jetë demonstrim force, por edhe po aq manifestim qytetarie, do të jetë angazhimi i përgjegjshëm i qytetarëve për të thënë ndal qeverisë, për ti thënë ndal papërgjegjshmërisë së kryeministrit, por ndërkaq do të jetë edhe demonstrim i vullnetit dhe i angazhimit qytetar për të bërë të mundur që Shqipëria të hyjë, të kthehet në normalitetin e reformave të integrimit europian të vendit, sepse është edhe mbetet padyshim prioriteti ynë kombëtar.
Procesi i integrimit europian i bllokuar qëllimisht nga qeveria, është ajo që duhet ti bashkojë qytetarët, por ndërkaq më shumë se sa kjo është lufta kundër varfërisë, lufta kundër padrejtësisë, lufta kundër arrogancës, lufta kundër papërgjegjshmërisë, lufta kundër talljes me interesat e qytetarëve dhe interesit e vendit, prandaj edhe një herë duke iu ftuar të gjithëve, ejani të jemi bashkë në 16 shkurt për të filluar përfundimisht rrugën e lirisë, rrugën e shërbimit ndaj vendit, rrugën e integrimit e europian të Shqipërisë.
Ejani, 16 shkurti është dita e qytetarëve, është dita e shpirtit qytetar, është dita e solidaritetit qytetar, është dita e forcës qytetare, është dita e revoltës qytetare, është dita e fitores së qytetarëve mbi te keqen që është e personifikuar tek qeveria e krimit dhe tek Kryeministri I qeverisë së krimit.
Faleminderit!