Ish-kryeministri Berisha: Rama po merr faturën e blerjes dhe vjedhjeve të votave

E mërkurë, 13 February 2019 20:20

Ish-Kryeministri Berisha, i ftuar në emisionin “Byro politike” në ABC News e ka cilësuar si historike protestën e 16 shkurtit.

Ai ka deklaruar se Edi Rama sot i shëmbëllen Byrosë së dikurshme politike në grahmat e fundit të saj.

Berisha u është referuar manipulimeve massive të votave nga socialistët, duke marrë si referencë zgjedhjet e vitit 2001 dhe ato të vitit 2017.

Berisha theksoi se dosja 339, dëshmoi më së miri se në Durrës, Lezhë, Dibër, Elbasan, u përdorën gjerësisht bandat dhe ishin ato që përcaktuan rezultatin zgjedhor.

Banda këto të lidhura me ministra dhe vetë Kryeministrin.

“Edi Rama shëmbëllen më shumë se kurrë me byronë e dikurshme politike në grahmat e fundit të saj.

Protesta është një përmballje historike.

Në pluralizmin shqiptar, dy kanë qenë grabitjet më të mëdha elektorale.

Ka qënë viti 2001, ku me faktet e saj arriti të ndryshojë raportin e OSBE-ODIHR, e cila diktoi një zgjidhje që u diktua nga një rezolutë unikë nga Parlamenti Europian, ku shkruhej se në rast se socialistët zgjedhin presidentin ai nuk do të njihet.

Kemi vitin 2017 ku thuhej në raportet ndërkombëtare se 20 % e votave u blenë.

Kjo mjafton për të rrëzuar cdo zgjedhje.

Opozita në zgjedhjet e 2017, u gjet pa provat e nevojshme, por koha kaloi dhe doli dosja famoze 339, ku faktohet se në Durrës, Lezhë, Dibër, Elbasan, u përdorën gjerësisht bandat dhe ishin ato që përcaktuan rezultatin zgjedhor.

Banda këto të lidhura me ministra dhe vetë Kryeministrin.

Edhe sot kjo dosje ka mijëra faqe e rregjistrime të pazbardhura.

Opozita ka meritën e madhe por një mirënjohje të thellë për Zërin e Amerikës e cila ka dhënë majën e ajsbergut të asaj dosje.”, theksoi Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...