Ish-kryeminsitri: Midis Ramës dhe Bashës ka një distancë sa mali Everest

E mërkurë, 13 February 2019 20:44

Gjatë intervistës së tij në Abc News, ish kryeministri Sali Berisha, i pyetur për skenarin e mundshëm të protestës së 16 Shkurtit, u shpreh se atë ditë zëri do të jetë i qytetarëve.

“Unë të them me sinqeritet se nuk jam në brendësi, por siç ka thënë edhe vetë Z.Basha, zëri do të jetë i qytetarëve sepse at a janë dhunuar në mënyrë ekstreme. Z. Basha nuk do të shkojë të mbajë një fjalim si Edi Rama më 21 Janar që kishte fjalimin në xhep të fitores dhe rrinte në kafene. Basha thotë “qeveri për zgjedhje të lira. Le të votojnë shqiptarët pastaj”.

Ish-kryeministri dha edhe një shembull nga protesta e studentëve në dhjetor.

“Gjatë protestës së tudentëve, një prej tyre tha një thënie lapidare. E pyeti dikush a ke votuar për PS dhe prapë nga frika do votojë për PS. Këtu opozita hyn në betejë ndryshe vendi nuk ka asnjë të ardhme. Nuk luhet me votën. Kryeministri ka një detyrë të shenjtë, të mos luajë me votën. Midis Ramës dhe Bashës ka njw distancë sa mali Everest,midis një njeriu bizantin lindor dhe një perëndimori si Basha”, u shpreh ish-kryeministri.

Sa i përket një marrëveshje të mundshme për një qeveri tranzitore që do e çojë vendin drejt zgjedhje të lira, ish kryeministri u shpreh: “Marrëveshja do të jetë e forcave politike por nuk nënkupton kurrë Ramën dhe PS në pushtet. Kjo është jashtë çdo iluzioni"

Modifikuar më E mërkurë, 13 February 2019 20:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...